Maqedoni e Veriut: Tre të vdekur dhe 103 të infektuar me Covid
17 gusht 2020
| 17:40
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 103 raste të reja me Covid nga 912 teste të bëra.
Po ashtu, kjo ministri ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetë si pasojë e virusit “Korona” edhe tre persona, ndërsa janë shëruar 187 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar 12 mijë e 840 persona. 9 mijë e 361 pacientë janë shëruar kurse 547 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri.
Për momentin Maqedonia e Veriut ka 2 mijë e 932 raste aktive me Covid-19, raporton “Alsat-M”.