Maqedoni, fëmijët u veshën me uniforma të UÇK-së për 28 nëntor – sot mësimi nis me prani të policisë si në kohën e Jugosllavisë!

02 dhjetor 2024 | 14:42

Mësimi në shkollën fillore “7 Marsi” të fshatit Çellopek të komunës së Bërvenicës, të hënën  ka nisur me prezencë të policisë dhe inspektorëve para oborrit të shkollës, shkruan “Alsat-M”.

Situata e tillë vjen pas paralajmërimeve të ministres së Arsimit, Vesna Janevska për kontroll në këtë shkollë për shkak të veshjes së fëmijëve në festën e 28 nëntorit, përkatësisht uniformave të UÇK-së dhe armëve plastike në duar.

Drejtori i shkollës, ka thënë se shfaqja ishte e zakonshme dhe nuk ka pasur kurrfarë tendence për përçarjeje apo nxitjen e tensioneve ndëretnike.

Sipas drejtorit, bashkëjetesa në këtë fshat është jashtëzakonisht e mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas lëndimeve të shumta, Real Madridi po planifikon transferime të…