Maqedoni, Kuvendi voton ligjin për gjuhën shqipe
11 janar 2018
| 13:20
Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar me 69 vota pro ligjin për gjuhën shqipe.
Në votim nuk pati asnjë kundër apo abstenim, ndërkohë që deputetët e VMRO DMPNE nuk morën pjesën në votim.
Debati për ligjin e sapomiratuar ka nisur më 5 shtator të vitit të kaluar në Komisionin për Çështjet Evropiane. Ndërsa shumica parlamentare ka aprovuar nevojën për miratimin e tij më 15 nëntor të vitit të kaluar.