Maqedoni: Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 11:00 është 11 për qind
15 korrik 2020
| 12:04
Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 11:00 sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KShZ) është 11 për qind.
Sipas kryetarit të KShZ-së, Oliver Derkovski deri në orën 11:00 të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar 199 495 qytetarë.
“Në Njësinë e parë zgjedhore pjesëmarrja e votuesve ishte 13.7 për qind, në Njësinë e dytë zgjedhore 9.64 për qind, në Njësinë e tretë zgjedhore jehona e votuesve është 13.08 për qind, në Njësinë e katërt zgjedhore është regjistruar pjesëmarrje më e madhe e votuesve me 13.46 për qind, në Njësinë e pestë zgjedhore pjesëmarrja është 10.55 për qind dhe në Njësinë e gjashtë zgjedhore është shënuar ulje e pjesëmarrësve në votime me 6.04 për qind”, ka thënë Derkovski. / Alsat-M/