
Të hënën mbahet referendumi për emrin e Maqedonisë
27 korrik 2018
| 16:44
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka bërë me dije se të hënën do të mbahet referendumi për emrin e Maqedonisë.
Ai ka thënë se pret që i gjithë procesi të shkojë në rregull, shkruan “zhurnal.mk”.
“Pres që shumica e qytetarëve ta konfirmojnë rrugën e anëtarësimit tonë në BE dhe NATO”, ka thënë Zaevi.
Ky referendum ditë më parë ishte kundërshtuar edhe nga Kuvendi i Maqedonisë.
Politikanët shqiptarë janë ankuar se në marrëveshjen me Greqinë nuk është respektuar gjuha shqipe si gjuhë zyrtare.