Maqedonia anulon sezonin futbollistik
Pas një seance të jashtëzakonshme të Bordit të Drejtorëve të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, duke u marrë parasysh situata e përgjithshme epidemiologjike dhe faktin se numri i të infektuarve me Covid-19 po rritet, ka marrë vendim për anulimin e sezonit futbollistik, përfshirë edhe garat në Kupën e Maqedonisë.
Në Maqedoni së fundi janë konfirmuar shumë raste të infektuar me Covid-19, përfshirë edhe lojtarë të Shkëndijës dhe Renovas, dhe lojtarët e këtyre të fundit janë dërguar në vetizolim për dy javë.
Një situatë e tillë e jashtëzakonshme, duke pasur parasysh se edhe masat e kufizimit të lëvizjes janë rikthyer në këtë, e kanë bërë të pamundur vazhdimin e kampionatit të futbollit
Federata e Futbollit të Maqedonisë po ashtu ka vendosur që sezonin 2019/2020 ta shpallë të pavlefshëm, duke mos i dhënë askujt titullin e kampionit. Ky vendim do të prek drejtpërdrejt Vardarin, që po kryesonte në tabelë dhe ishte rrugës së mirë për t’u shpallur kampion.