Maqedonia do ta nënshkruajë protokollin për hyrje në NATO më 6 shkurt
02 shkurt 2019
| 13:58
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se më 6 shkurt do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të dokumentit për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.
“Më 6 shkurt do të shkruajmë historinë: Aleatët e NATO-s do ta nënshkruajnë protokollin me të ardhshmen Maqedonia e Veriut së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov”, shkruan Stoltenberg në profilin e vet në “Twitter”.