Maqedonia e Veriut bëhet me qeveri të re, Zaevi do ta drejtojë atë
Pas debatit e cila ka zgjatur dy ditë, dje dhe sot, më në fund në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u votua Qeveria e re e Maqedonisë, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Zoran Zaev.
Qeveria e re përbëhet nga LSDM, BDI dhe PDSH.
Kryeministri i vendit Zoran Zaev premtoi që vendi ynë do të shënojë përparim në të gjitha sferat, si në shëndetësi, si në drejtësi, në arsim dhe në gjitha fushat tjera.
Zaev u bëri thirrje të rinjëve që të qëndrojnë në vend dhe të mos ikin jashtë vendit, me qëllim që të gjithë së bashku të ndërtojmë një shtet me të cilin do të krenohen të gjithë.
Zaev premtoi se ligji do të vlejë njëlloj për të gjithë dhe se fokusi i Qeverisë do të jetë në luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Ai i bëri thirrje opozitës që të mos shprehin shumë mllef dhe urrejtje por të duhen mes vete dhe të bashkëpunojnë. Ai pret përmirësim të sjelljes nga opozita në krahasim me sjelljen siç e kishin në 3 vitet e fundit kur siç tha Zaev, opozita nuk kishte qëndrim për asnjë çështje të rëndësishme për shtetin.
Ai faleminderoi qytetarët për mbështetjen që i dhanë përsëri pas 3 viteve me qëllim që të vazhdojë proceset edhe më tej përpara. /Zhurnal/