Maqedonia e Veriut dhe Turqia forcojnë partneritetin strategjik, nënshkruhet Deklarata e Përbashkët Politike

28 shkurt 2025 | 18:00

Sot, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e Jashtëm Timço Mucunski, zhvilluan një takim të rëndësishëm me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i marrëdhënieve strategjike mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

Pas takimit, u nënshkrua Deklarata e Përbashkët Politike për krijimin e Këshillit të Nivelit të Lartë për Bashkëpunim, një mekanizëm që do të thellojë partneritetin mes dy vendeve.

Lidhur me këtë ka shkruar në “Facebook” zëvendëskryeministri Izet Mexhiti.

“Ky këshill do të përcaktojë strategjinë për bashkëpunimin dypalësh në fusha kyçe si politika, siguria, mbrojtja, tregtia, energjetika, arsimi, rinia, shëndetësia, transporti, transformimi digjital, bujqësia, infrastruktura, mediat, komunikimi, kultura, turizmi, shkenca, sporti dhe lidhjet mes qytetarëve të të dy vendeve”, ka shkruar në Facebook Mexhiti.

Ai ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm drejt një partneriteti më të fortë, më të thellë dhe afatgjatë mes dy vendeve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Microsoft ka vendosur për mbylljen e Skype. Skype “nuk…