Maqedonia e Veriut drejt legalizimit të kanabisit
Maqedonia e Veriut mund të bëhet vendi i parë në Europë që legalizon përdorimin e kanabisit.
Në vendin me pak më shumë se 2 milionë banorë, kultivimi dhe shitja e marijuanës për qëllime mjekësore është ligjëruar nga viti 2016.
Por ligji nuk u lejon tani rreth 60 kompanive të sektorit që ta shesin prodhimin jashtë vendit.
“Mund të hyjmë në një treg që qarkullon 5 miliardë euro në vit, pra tregu europian. Tregu botëror është edhe më i madh, edhe konkurrenca.”- thotë Zlatko Keskovski.
Qeveria maqedonase e pranon potencialin ekonomik që do të sillte legalizimi i kanabisit.
Përfitimet i tregon edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
sinkron 5 – Venko Filipce , Health Minister of North Macedonia
“Mund të stimulojë zhvillimin e turizmit. E shohim këtë te vendet që e kanë dekriminalizuar përdorimin e kanabisit: atje kontrolli është më i mirë dhe kush përfiton, është shoqëria.”– thotë ministri i shëndetësise, Venko Filipce .
Marijuana raportohet se përdoret gjerësisht nga maqedonasit, por ligji parashikon ndjekje penale për ata që e rritin apo e konsumojnë vetë.
Ligji aktual po kërkohet të amendohet, për ta dekriminalizuar përdorimin e bimës narkotike.
“Organizata jonë dhe unë vetë po luftojmë për përdorimin e lirshëm të kanabisit. Pra, të mos u shitet minorenëve, por duhet konsideruar si çdo produkt tjetër normal në treg.”
Aktivistët maqedonas për legalizimin e kanabisit thonë se legalizimi është i pashmangshëm por kjo politikë ka pak gjasa të realizohet përpara 5 viteve të ardhshme.