Maqedonia e Veriut emëron trajnerin e ri
25 qershor 2021
| 15:51
Këshilli Drejtues i Federatës Futbollistike të Maqedonisë, në mbledhjen e fundit vendosi që Blagoja Milevski të jetë trajner i ri i përfaqësueses “A” të Maqedonisë. Milevski në detyrën e re do të aktivizohet nga 1 gushti të këtij viti.
Numri një i futbollit vendor, Muamed Sejdini, falënderoi trajnerin Igor Angelovski për kontributin e deritanishëm, ndërsa Sejdnin beson se Milevskin do të vazhdoj më sukseset e gjeneratës së artë, e cila morri pjesë në “EURO 2017” në Poloni , ndërsa pjesa më e madhe e saj ishte edhe në “EURO 2020”.
Ndërkohë Këshilli Drejtuesi i FFM-së vendosi që Dragan Kanatllarovski, të drejtojë përfaqësuesen e Maqedonisë U21, nga 1 gushti.