Maqedonia e Veriut hap kufijtë për kosovarët!
06 tetor 2020
| 14:20
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në FB ka njoftuar se Qeveria e Maqedonisë Veriore e ka miratuar propozimin e Komisionit për sëmundjet infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve për Kosovën pa teste PCR.
“Këtë ma konfirmoi zv.ministri i Shëndetësisë z.Ilir Hasani, gjatë një bisede telefonike.
Situata momentale epidemiologjike në vendin tonë nuk përbën rrezik dhe përshëndes vendimin e sotëm për hapjen e kufijve pa test PCR.
Testi PCR mund të kthehen nëse vëremë se ka rritje të rasteve të infeksionit”, shkruan Zemaj.