Maqedonia e Veriut ka regjistruar 22 raste të reja me koronavirus

11 maj 2020 | 15:45

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar për 22 raste të reja me koronavirus.

Prej tyre, 13 janë regjistruar në Shkup, 7 në Tetovë dhe 2 në Prilep.

Sipas të dhënave, numri i të infektuarve ka arritur në 1664 dhe prej tyre 1200 janë shëruar, 91 kanë vdekur dhe 373 janë ende pozitiv.

Komisioni i sëmundjeve Infektive ka diskutuar gjendjen pas rritjes së numrit të të infektuarve në tre ditët e fundit dhe më këtë rast ka bërë të ditur se “lehtësimi i masave duhet të bëhet në mënyrë graduale, pasi përvoja e vendeve që kanë lehtësuar masat tregon për rritje të numrit të pacientëve të rinj”.

Komisionit për Sëmundje Infektive i ka rekomanduar institucioneve kompetente të kryejnë kontrolle të shpeshta dhe të vazhdueshme të subjekteve me qëllim të ruajtjes së shëndetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendrat tregtare, berberët dhe sallonet e bukurive janë lejuar të…