Maqedonia e Veriut ka regjistruar 40 raste të reja me Covid-19
21 maj 2020
| 16:02
Maqedonia e Veriut ka regjistruar 40 raste të të infektuarve me koronavirus, shifër kjo më e larta që nga 16 prilli kur ishin regjistruar 107 të infektuar.
Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup dhe në Tetovë, që po konsiderohen si zona me rrezik të lartë.
Është regjistruar edhe një viktimë duke e çuar në 111 numrin e përgjithshëm të vitkimave.
Gjatë 24 orëve të fundit 11 persona janë shëruar.