Maqedonia e Veriut mbyll për 14 ditë të gjitha institucionet arsimore

10 mars 2020 | 14:57

Pas rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme ka vendosur që të mbyllë të gjitha çerdhet, shkollat dhe institucionet tjera arsimore si mas preventive ndaj koronavirusit.

Lajmin e ka bërë me dije në një konferencë për medie, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Të ndërpritet mësimi në të gjitha shkollat dhe çerdhet në 14 ditët e ardhshme, të lirohen punëtorët nga obligimet në këto institucione. Ndërpritet mësimi në arsimin e lartë. Ndërpriten tubimet publike me mbi 1 000 pjesëmarrës në 14 ditët e ardhshëm”, ka thënë Filipçe, raporton “Alsat-M”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania kosovare “Armakos” me seli ne Prishtinë, ofron korniza porte…