Maqedonia e Veriut me pesë shqiptarë kundër Letonisë dhe Armenisë
Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut në futboll, Bllagoja Milevski, ka shpallur listën e lojtarëve të thirrur për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve.
Edhe kësaj radhe në listën e Milevskit nuk kanë munguar emrat e futbollistëve shqiptar, të cilët janë standard në duelet e fundit. Visar Musli – Paderborn (Gjermani), Ezgjan Alioski – Al Ahli (Arabia Saudite), Enis Bardhi – Trabzonspor (Turqi), Isnik Alimi – Sepsi (Rumani) dhe Lirim Qamili – Sonderjiske (Danimarkë.
Maqedonia e Veriut dy ndeshjet e radhës do ti luajë në cilësinë e mysafirit me Letoninë dhe Armeninë dhe pikërisht për këtë Milevski vendosi që të thërrasë edhe dy emra të rinj nga përfaqësuesja e U-21. Është Mario Ilievski, i cili tashmë ishte thirrur pas lëndimit të Millan Ristovskit, ndërsa ftesë ka marrë edhe mbrojtësi i Zhilinës nga Sllovakia, Andrej Stojçevski. Më 10 tetor, Maqedonia e Veriut luan në Riga me Letoninë, ndërsa tri ditë më vonë luan kundër armenëve në Jerevan.