Maqedonia e Veriut miraton deklaratën për Ukrainën
03 mars 2022
| 20:40
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar të enjten një deklaratë më të cilën dënohen sulmet ushtarake ruse kundër Ukrainës.
Për deklaratën votuan 100 deputetë, kurse tre ishin kundër; dy deputetët e partisë “E Majta” dhe një deputet i Partisë Demokratike Serbe.
Deputeti i Partisë Demokratike Serbe, Ivan Stoilkoviq e quajti deklaratën “hipokrizi të politikanëve”.
Maqedonia e Veriut u është bashkuar edhe sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, duke ndërprerë të gjitha fluturimet nga Moska, ndërsa janë ndërmarrë edhe masa tjera për bllokimin e transaksioneve financiare të kompanive dhe afaristëve rusë.
Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë si “kërcënim për paqen dhe stabilitetin në botë”.