Maqedonia e Veriut ndalon eksportimin e grurit dhe të miellit

17 mars 2020 | 10:19

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur t’i ngrijë çmimet e mallrave bazë, ashtu siç ishin kur koronavirusi u shpall pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh).

Procedura për ngrirjen e çmimeve do të zbatohet vetëm për produktet për të cilat ka dëshmi të rritjes së faturave hyrëse. Me këtë vendim nuk do të ngrihen ushqimet themelore siç janë: buka, kripa, vaji, qumështi dhe produktet e qumështit, vezët, mielli, mishi, makaronat, ilaçet dhe dezinfektuesit, përcjell “Telegrafi” në Maqedoni.

Siç informojnë nga qeveria, vendimi është miratuar me qëllim që të mos keqpërdoret gjendja momentale në treg dhe të mbrohen konsumatorët në kushte kur janë rritur kërkesat për këto produkte si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Në seancën qeveritare është propozuar të vendoset ndalesë për eksport të grurit dhe miellit të grurit në të gjitha vendet, në një kohë të pacaktuar.

Ministria e Ekonomisë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Administrata Doganore janë të detyruara të ndërmarrin të gjitha aktivitetet e nevojshme për zbatimin e kësaj mase.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vullkani Stromboli ka sjellë pamje dramatike në Itali, ndërsa një…