Maqedonia e Veriut: Nëntë viktima dhe 193 raste të reja me Covid-19
17 qershor 2020
| 14:55
Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe nëntë pacientë me koronavirus. Pesë viktima janë nga Shkupi, dy nga Kumanova, një nga Tetova dhe një nga Ohri.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1 391 testime të realizuara gjatë kësaj periudhe 193 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 4 482, prej të cilëve 1 803 janë shëruar kurse 210 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera, raporton “Alsat-M”.
Për momentin në Maqedoninë e Veriut ka 2 469 raste aktive me koronavirus.