Maqedonia e Veriut nuk është në rrezik nga popullata e saj, por nga grupe “kriminale” të lidhura ngushtë me politikën
Shkruan: Astrit Gashi
Pas përfundimit të zgjedhjeve në Maqedoni, ka nisur një luftë e ashpër për legjitimitetin dhe votën e popullit për të qeverisur, edhe pse Kushtetuta e vendit e qartëson se për të qeverisur duhen 61 vota ska rendësi fare etnia e tyre.
Rezultati zgjedhor ndëshkoi ashpër ata që e keqpërdorën pushtetin për interesa personale. BDI-ja mori goditjen më të madhe nga elektorati pas dekadave në pushtet, ndërsa aleati i saj në qeveri, LSDM-ja, pësoi një humbje të madhe.
Këtë po e shohin të gjithë, por në vend të reformave, disa kërkojnë anarki.
Për “ Vlenin” spo shkruaj fare po e kursej sepse, mjaftë fushatë së po i bejnë Fronti Evropian secilin ditë ne vend se të merren me veten “ Vleni” po e përmendin nga mëngjesi ne mbrëmje. Por duhet gjithsesi të marrin mësim që mos të punojnë si qeveritaret e kaluar sepse vota e popullit ndëshkon fort. Liderët politik te tyre duhet të bëjnë reforma dhe të mbrojnë fortë çështjen shqiptare. Nuk duhet asnje kompromis me maqedonet në këtë pikë.
Të dalim të problemi së pse ndodhe kjo ?
Ndodhë ajo që ndodh shpesh në vende të tjera, ku partia e djathtë popullsitë VMRO-DPMNE mori një shumicë të madhe jo për shkak të një programi, por për shkak të politikave ekstremiste nacionaliste të cilat edhe ata e dijnë së nuk të gjejnë zbatim asnjëherë!
Këto politika nuk kanë gjasa të mbijetojnë, duke pasur parasysh se afër gjysma e popullsisë së vendit janë shqiptarë. Grupimi politik Fronti Evropiane, në vend që të angazhohet për reformë dhe bashkëpunim ndërmjet palëve për çështjet kombëtare, po zgjedh një qasje tjetër, qasje e cila i dërgoj në opozitë.
Ata që mendojnë për revoltë qytetare, së pari duhet të kontrollojnë se si ata që mbajtën poste publike dhe familjarët e tyre kanë mbajtur disa vende pune për vete dhe të afërmit e tyre. A mos po mendoni t’i thoni popullit se kjo ishte mënyra për të “balancuar” punësimin e analfabetëve funksionalë të afërm të familjeve tuaja? Duke detyruar shumë të rinj me arsim të lartë dhe tituj shkencorë të largohen nga vendi.
Jo, populli e ka kuptuar tashmë se demokracia dhe shteti ligjor do të funksionojnë vetëm atëherë kur të bashkohemi të gjithë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, pavarësisht se kush është i implikuar në shkeljen e ligjit për interesa personale.
Sot, populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk është i interesuar të dijë se kush është më meritor apo fajtor për situatën aktuale, por dëshiron që politika shqiptare të ndërgjegjësohet për nevojën e bashkëpunimit dhe të mbajë përgjegjës, ata që janë përgjegjës për këtë situatë. Adresa e vërtetë është krahu ekstremist maqedonas, në bashkëpunim me disa banda “kriminale” shqiptare, që mendojnë se pushteti është i përjetshëm.
Prandaj, secili duhet të kuptojë se Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar nga kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, duhet të shfrytëzohet nga partitë shqiptare për të krijuar një unitet të domosdoshëm për të çuar përpara çështjet etnike.
Lideri i Frontit Evropian, Ali Ahmeti, urgjentisht duhet të punojë për reformimin e partisë dhe të kërkojë përgjegjësi nga secili. Pse jo, edhe të kërkojë votëbesimin e tij në organet e partisë? Sepse dekadat në pushtet e kanë dëmtuar lidhjen me realitetin, dhe nëse kjo lidhje nuk riparohet në kohë, mund të dëmtojë të gjithë sistemin.
Shqiptaret, në vend që të përqendrohet në aktivizimin e 173 mijë shqiptarëve në diasporë për të votuar dhe për të rritur përfaqësimin e shqiptarëve në parlament mbi 45%, një shifër që do ta bënte faktorin shqiptar dominues në skenën politike, duhet të angazhohet për ligjin mbi mbrojtjen e statusit të UÇK-së dhe familjeve të tyre.
Vetëm kështu do të rifitohet besimi, sepse mënyra se si po veprohet sot, populli e ka kuptuar lojën tuaj, që i ngjan legjendës së Rozafatit: Të vrasim natën dhe të qajmë ditën.
Dje ishte një që kërkoje reforma sot janë dhjetë, Jugosllavia dhe diktatura kanë vdekë moti… Sot po jetojmë në Epoken e iPhone 16 kur secili që keqpërdore diçka ende pa shkuar në shtëpi e mësojmë hajdutin.. Tashmë është tjetër epokë por gjithsesi me para nuk mund të blihet gjithçka. Prandaj kujdes së kujt po i shërbeni. Shikoni në Kosovë si përfunduan ata që i ngritën bashkëpunëtoret e pushtetit para shokëve te tyre. Gjaku nuk është uji, mjaftë është mjaft…