Maqedonia e Veriut raporton 12 raste të vdekjes nga Covid-19

20 janar 2022 | 22:43

Në Maqedoninë e Veriut, të enjten më 20 janar, 2022, janë regjistruar 12 raste të vdekjes nga Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut ka raportua gjithashtu 1,172 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 4,021 testime.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik në këtë shtet, bëjnë të ditur se gjashtë raste të vdekjes janë në Shkup, tre në Manastir dhe nga një në Ohër, Prilep dhe Veles.

Numri i përgjithshëm i viktimave tani ka arritur në 8,166, shumica prej të cilëve janë në Shkup.

Sa i përket infektimeve, në Shkup janë regjistruar 629 persona, 109 në Kumanovë ndërsa numër më të vogël ka në 27 qytete tjera.

Numri i rasteve pozitive ka arritur në 19,104 bazuar në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 553 persona ndërsa në klinikën infektive në Shkup, mbi 100 persona janë duke u trajtuar, por gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.

Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të vdekjes dhe të të infektuarve me koronavirus, institucionet shëndetësore nuk planifikojnë masa kufizuese shtesë pasi vlerësojnë se masat që janë në fuqi, mjaftojnë për parandalimin e përhapjes së infektimeve, por kërkojnë që ato të respektohen.

Ministri ri i Shëndetësisë, Bekim Sali ka paralajmëruar ndryshime në Komisionin për Sëmundje Infektive, i cili edhe propozon masat pas vlerësimeve që jep për gjendjen epidemiologjike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka komentuar refuzimin e mbajtjes së referendumit…