Maqedonia e Veriut regjistron 29 raste të reja me Covid-19

14 maj 2020 | 15:22

Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 349 testeve të realizuara në Maqedoninë e Veriut, 29 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, 9 raste janë regjistruar në Shkup, 1 në Kumanovë, 6 në Prilep, 5 në Tetovë, kurse në Strugë, Veles, Manastir, dhe Ohër janë regjistruar nga dy të infektuar.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 6 të shëruar nga Covid-19.

Me statistikat e fundit, gjithsej me Covid-19 janë diagnostifikuar 1 723 persona prej të cilëve 1 235 janë kuruar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë realizuar gjithsej 20 088 testime për Covid-19.

Shifra zyrtare tregojnë se deri me tani në këtë vend nga koronavirusi kanë vdekur  95 njerëz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Shqipëri,…