Maqedonia e Veriut regjistron 6 viktima dhe 182 raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar për gjashtë viktima nga koronavirusi dhe 182 persona të infektuar.
Viktimat janë dy nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe dy nga Tetova. Me këtë numri i përgjithshëm i të vdekurve nga sëmundja Covid-19, që e shkakton kooronavirusi, ka arritur në 216.
Sa i përket të infektuarve, 107 janë nga Shkupi, 23 në Tetovë, 14 në Kumanovë, 13 në Resnje ndërsa në nëntë qytete numri i të prekurve është më u ulët se dhjetë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, momentalisht rreth 330 pacientë pozitivë me koronavirus, janë të shtrirë në të gjitha institucionet e shëndetit publik në Maqedoninë e Veriut.
“Vatra më e madhe në vend janë disa vendbanime të Shkupit. Po punohet intensivisht për të identifikuar kontaktet, por mjekët-epidemiologë po përballen me pengesat e zakonshme, pasi ka njerëz që nuk tregojnë kontaktet apo fshehin simptomat. Të gjitha qytetet dhe rajonet e tjera, përveç Shkupit dhe pjesërisht Tetovës, janë të qëndrueshme”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve janë testuar 1,348 mostra, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve ka arritur në 47,793.
Nga 4,664 të diagnostikuar me koronavirus, 2,612 ende janë aktivë, 216 kanë vdekur ndërsa 1,836 pacientë janë shëruar./rel/