Maqedonia e Veriut regjistron edhe 21 viktima me Covid-19

22 janar 2022 | 22:33

Maqedonia e Veriut të shtunën ka regjistruar 21 viktima me Covid-19 dhe 1,913 të infektuar, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja me koronavirus dolën pas testimit të 7,219 mostrave.

Viktimat janë: shtatë në Shkup, tri në Strumicë, nga dy në Tetovë, Ohër dhe Manastir si dhe nga një në Kumanovë, Gostivar, Strugë, Koçan dhe Probishtip.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 8,196 dhe shumica prej tyre janë regjistruar në Shkup.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, 78 për qind e viktimave ishin të pavaksinuar kundër koronavirusit.

Sa i përket të infektuarve, nga 1,913 rastet e reja, 808 janë regjistruar në Shkup, 148 në Manastir, ndërsa numër më i vogël në 31 qytete tjera.

Aktualisht, në Maqedoninë e Veriut raste aktive janë 20,250.

Që nga paraqitja e pandemisë, me Covid-19 janë diagnostikuar mbi 250,000 persona.

Përkundër rritjes së numrit të viktimave dhe infektimeve në rritje, interesimi për vaksinim kundër koronavirusit mbetet i ulët, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Mbi 862,000 persona janë imunizuar me dy doza të vaksinës, ndërsa numri i përgjithshëm i vaksinave të aplikuara sillet në rreth 1.7 miliona vaksina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ka shënuar fitore të thellë ndaj Dritës me rezultat…