Maqedonia e Veriut regjistron edhe 29 viktima me Covid-19

06 shkurt 2022 | 20:09

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 29 viktima dhe 1,045 raste të reja me koronavirus, teksa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 8,578.

Të dhënat e publikuara të dielën nga Ministria e Shëndetësisë bazohen në testimin e 4,695 mostrave. Prej kësaj shifre, rreth 30 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me koronavirus.

Sipas autoriteteve nga koronavirusi janë shëruar edhe 2,418 personave.

Sa i përket të infektuarve, numri më i madh, apo 557 janë regjistruar në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 132 persona rezultojnë të jenë riinfetkuar pas imunizimit me nga dy doza të vaksinës kundër COVID-19.

Raste aktive sipas Institutit të Shëndetit Publike janë 12,324.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina është në çerekfinale të Kupës së Kosovës. Kjo pasi…