Maqedonia e Veriut, shtyhet votimi për një orë në disa vendvotime

31 tetor 2021 | 13:20

Në nëntë vendvotime në Maqedoninë e Veriut ka filluar me vonesë procesi i votimit, për më tepër se një orë.

Këto vendvotime janë: 28-67/01, 28-31, 28-15 në Komunën Qendër, në Komunën e Sarajit vendvotimet 24-33, 24-35, 24-38, në Komunën Karposh në vendvotimin numër 26-52, në Komunën e Çeshinovës dhe Obleshevës në vendvotimin 0887 dhe në Komunën e Zelenikovës në vendvotimin 2373.

Në të njëjtat vendvotime do të vazhdojë procesi i votimit për aq kohë sa ka zgjatur ndërprerja e votimit./Alsat-M/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm për shkak se rrezikon humbjen e besueshmërinë, Bashkimi Evropian…