Përfundon grumbullimi i nënshkrimeve për president në Maqedoni

09 mars 2019 | 17:47

Në Maqedoninë e Veriut ka kohë që ka nisur nënshkrimi i kandidatëve për president të shtetit, derisa sonte në mesnatë do të përfundojë grumbullimi i këtyre nënshkrimeve.

Kandidati i përbashkët i partisë së 31-të politike nga koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe BDI-ja, Stevo Pendarovski mori mbështetje nga mbi 60 deputetë në Kuvend.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, profesoresha Gordana Siljanovska Davkova, nënshkrimet e nevojshme të qytetarëve i mblodhi për vetëm një ditë.

Nënshkrime për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale mblodhi edhe Blerim Reka, të cilin e mbështeti Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA.

Për zgjedhjet e gjashta presidenciale nënshkrime kanë mbledhur edhe Filip Petrovski, Dimçe Petrovski, Josiv Mirçevski dhe Gospodin Poposki.

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, të gjithë kandidatët duhet që më së voni deri më 21 mars, t’i parashtrojnë kandidaturat e tyre te Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Kurse, fushata zgjedhore duhet të fillojë më 1 prill.

Më 14 mars skadon afati për inskpektim në listën zgjedhore dhe paraqitje për votim në diasporë.

Rrethi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale është caktuar për më 21 prill, ndërsa rrethi i dytë më 5 maj./AlsatM

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen ka shënuar fitore të thellë në përballje me…