
Maqedonia heq ndalesën për peshkun e Kosovës
05 shtator 2019
| 14:10
Republika e Maqedonisë së Veriut ka marr vendim për eliminimin e ndalesës së eksportit të peshkut nga Kosova , kjo pasi ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, iu ka përgjigjur me masa reciproke duke ndaluar mjaltin dhe pataten e këtij shteti të futet në Kosovë.
Pas këtyre masave reciproke nga Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut ka reflektuar duke eliminuar ndalesën e peshkut pas takimit që kanë pasur dy palët.
Pas këtij vendimi nga ana e Maqedonisë së Veriut, pritet edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ta heq ndalesën për mjaltin dhe patatet nga Maqedonia e Veriut.