Maqedonia i bashkohet sanksioneve evropiane kundër Rusisë

24 shkurt 2022 | 16:24

Qeveria vendosi t’i bashkohet masave të BE-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, shkruan Alsat.

Biznesmenëve dhe politikanëve që kanë luajtur një rol në situatën në Ukrainë u ndalohet të udhëtojnë në vendet e BE-së dhe iu mohohet qasja në fondet evropiane.

“Në këtë fazë, masat kufizuese të synuara të BE-së, të cilës i bashkohet edhe vendi ynë, përfshijnë masa të synuara për një numër të caktuar politikanësh dhe biznesmenësh që kanë luajtur një rol në situatën në Ukrainë dhe atyre u ndalohet të udhëtojnë nëpër vendet e BE-së si dhe ndalim në qasjen e burimeve financiare të Bashkimit”, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.

Ekonomistët botërorë parashikojnë se nëse sanksionet thellohen, ekonomia globale mund të përjetojë krizë të madhe.

“Sanksionet më të rrepta, të tilla si përjashtimi i Rusisë nga sistemi global i pagesave ose përjashtimi i bankave ruse nga tregjet financiare globale, do të rrezikonte eksportet e energjisë në Evropë, si dhe eksporte të tjera ku Rusia është një furnizues kryesor, si materialet industriale si nikeli, bakri etj”, tha Kris Vifer – Analist për rrezik.

Nga mëngjesi i sotëm në bursat botërore çmimi i gazit natyror është rritur për 35 për qind ose 1000 metër kub ka arritur në 1400 dollarë. Nafta nga dje 91 dollarë për fuçi sot në bursa arrin në 102 dollarë. Disa ekspertë evropianë thonë se rritja ekonomike globale mund të ngadalësohet.

“Inflacioni do të rritet masivisht dhe shfaqja e recesionit do të jetë skenar i pashmangshëm. Ari po rritet, nafta dhe gazi po rriten edhe më shumë dhe tregjet e aksioneve po tkurren”, u shpreh Robert Halver – Analist i Kërkimit të Tregut, Gjermani.

Përveç energjisë dhe metaleve, çmimi i grurit në bursa është rritur për 5 për qind. Ukraina është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të drithërave. Çmimi i grurit arrin në 935 dollarë dhe është në nivelin më të lartë që nga viti 2012. Nga ana tjetër, aksionet janë në rënie në të gjitha bursat e botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka…