Maqedonia kërkon falje për pritjen e Kurzit me flamur të Letonisë
Qeveria e Maqedonisë i ka kërkuar falje Austrisë pasi kancelari austriak, Sebastian Kurz, është pritur në Shkup me flamur të gabuar- atë të Letonisë.
“Qeveria e Maqedonisë i kërkon falje Republikës së Austrisë për një dështim të paqëllimtë të protokollit, me rastin e vizitës së kancelarit, Sebastian Kurz në Maqedoni”, është thënë në komunikatën e Qeverisë.
Sipas saj, lëshimi është bërë nga shërbimet e protokollit të Qeverisë së Maqedonisë dhe ministrisë së punëve të Jashtme dhe ai ka ndodhur “për shkak të ngjashmërisë së madhe të ngjyrave të flamurit të Austrisë dhe Letonisë”.
Kurz u ka bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë, të marrin pjesë në referendumin për marrëveshjen e emrit me Greqinë, duke i dhënë në këtë mënyrë mbështetje perspektivës evropiane.