Maqedonia – Kosova, 0-0
Tri shtylla e një gol i anuluar është bilanci i ndeshjes së parë të Përfaqësues A të femrave kundër kombëtares së Maqedonisë.
Ndeshja u karakterizua me një lojë mesatare nga të dyja palët ani pse Kosova pati diçka më shumë nga loja. Krijoi disa raste shënimi, ndërsa futbollistet e Kosovës goditën tri herë shtyllën dhe një gol iu anulua me arsyen e pozitës jashtë loje që për shumë kë ishte e dyshimtë. Edhe ekipi i Maqedonisë pati një pingule dhe disa gjysmë raste por jo më shumë. Ndeshja e dytë do të zhvillohet më 2 shtator.
“Mendoj se luajtëm mirë, patëm disa raste shënimi si ishin ehe tri shtylla, por duket se në këtë ndeshje fati ishte kundër nesh, por besoj se në ndeshjen e dytë do të arrijmë sukses”, ka thënë Edona Kryeziu, kapitene e Kosovës.
/Epoka e re/