Maqedonia ndalon aeroplanët rusë në hapësirën e saj ajrore

27 shkurt 2022 | 14:28

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka njoftuar se Maqedonia e Veriut do të ndalojë aeroplanët rusë nga hapësira e saj ajrore.

Më anë të një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, Osmani ka theksuar se edhe ky vend i është bashkangjitur vendimit të shteteve të tjera të Bashkimit Evropian.

“Maqedonia e Veriut sapo ka vendosur t’u bashkohet shteteve të tjera të BE-së në ndalimin e linjave ajrore të Rusisë nga hapësira ajrore e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Osmani.

Ai ka potencuar se “ne jemi të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe i bëjmë thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë veprimet ushtarake”.

Ndërsa së fundmi edhe qeveria italiane ka vendosur te mbyllë hapësirën ajrore për avionët rusë.

Ata i ka mbyllur hapësirat e tyre për avionët ruse që mëngjesin e 27 shkurtit.

E vendet e tjera si Bullgaria, Çekia, Estonia, Gjermania dhe Polonia, kanë bllokuar tashmë hapësirën e tyre ajrore për fluturimet ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është takuar me komandantin e…