Maqedonia ndërmerr masa emergjente kundër ndotjes së ajrit
Maqedonia ka njoftuar se ka ndërmarrë masa emergjente kundër ndotjes së ajrit.
Smogu i stinës së dimrit që mbulon qytetet në Ballkanin Perëndimor vjen si shkak i djegies së thëngjillit, industrisë së vjetër, dhe ndotjes së madhe të ajrit nga makinat e vjetra.
Qeveria e Maqedonisë ka thënë se Shkupi dhe Tetova kanë siguruar udhëtim falas me tren dhe autobusë për të zvogëluar përdorimin e veturave.
Personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna janë të liruara nga puna derisa është ndaluar aktiviteti për sportet në ambient të hapur.
Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i publikuar më 2017 e ka listuar Shkupin në mesin e 10 qyteteve evropiane me koncentrimin më të lartë të grimcave toksike.
Shkupi dhe katër qytete të tjera të Ballkanit janë të listura për ajër të ndotur si shkak i ngrohjes me thëngjill.
Sarajeva, Tuzlla dhe Zenica në Bosnjë por edhe Prishtina në Kosovë, po ashtu përballen me ndotje të përafërta të ajrit. (Rel)