MAQEDONIA NË NATO DHE BE, FITORE E POPULLIT SHQIPTAR DHE E ALI AHMETIT

12 janar 2019 | 00:02

Ismet Sylejmani

“…Maqedonia në NATO e BE, fitore e popullit shqiptar në Maqedoni!…”

“…Maqedonia nën udhëheqjen e Ali Ahmetit shkelë të pashkelurën deri më tani në historinë e saj!…”

“…Maqedonia në NATO dhe në BE është fitore e madhe jo vetem e udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, por edhe të gjitha atyre figurave dhe personaliteteve të mëdha shqiptare në këtë shtet, të cilat me vite dhe dekada, bënë që populli shqiptar ta ruajë fuqinë e tij përballë politikës shfarosëse dhe zhdukëse të xhelatit e kriminelit Rankoviq dhe pasardhësit të tij, kryexhelatit të Ballkanit Milosheviq!…”

“…Maqedonia në NATO dhe BE është fitore e madhe për popullin shqiptar dhe udhëheqësin e saj Ali Ahmeti!…”

“…Maqedonia në këto dy institucione të mëdha kontinentale dhe botërore, është fitore epokale shqiptare!…”

“…NATO është e dashur dhe e shtrenjtë për kombin shqiptar, pasi avionët dhe artileria e saj moderne ka bombarduar Beogradin dhe Serbinë, ushtrinë dhe policinë kriminale e gjakpirëse serbe, që terrorizonte dhe vriste pamëshirshëm popullin shqiptar!…”

“…Pas luftës së madhe e titanike të UÇK-së, NATO është ajo që ka bombarduar Serbinë dhe ushtrinë e policinë e saj për shqiptarët!…”

“…Aeroplanet bombardues të NATO-s ishin aviacioni pro shqiptarë gjatë luftës së UÇK-së!…”

“…Populli shqiptar në Maqedoni, me qëndresen titanike dhe mosnënshtrimin para makinerisë shfarosëse në ish -jugosllavi dhe pas luftës heroike të UÇK-së të vitit 2001, po tregon qartë para botës se është i vendosur për të ecur përpara e për të shënuar suksese të pandërprera, të cilat patjetër se do të vlerësohen e mirëpriten jo vetëm nga NATO e BE por edhe nga mekanizma të tjerë relevant ndërkombëtarë!…”

“… Është e sigurtë se jeta e mirë, me integritet e nderim, pas luftës së UÇK-së dhe nën udhëheqjen e udhëheqesit të popullit shqiptar e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, do të vazhdojë gjithnjë e do të shkojë duke u rritur, sepse rruga e popullit shqiptar është ajo që të shpie drejt kampit të madh e të nderuar të demokracisë botërore në krye me SHBA-të, e kundër bllokut të zi të vrasjeve e të krimeve, të drogës e të prostitucionit, të luftërave e terrorit për të dominuar në planet në garën për të sunduar popujt e shtypur e shtetet pa mbrojtje e të mbetura në shtartin e tmerrshëm të obskurantizmit jo vetëm fetar!

Shqiptarët e ardhshëm jo vetëm në Maqedoni por edhe në pjesët tjera, do të tregojnë e do të japin prova të sigurta se do të dijnë të rreshtohen pro frymës së ruajtjes së qyteterimit europian e pro koalicionit antifashist, pro NATO-s e BE-së, sepse kjo është dëshira e të parëve tanë që të ecim në këtë rrugë euroatlantike!…”

“…Fitoret e popullit shqiptar gjithmonë i kanë sjellur të mira të mëdha të gjithë miqëve dhe aleatëve të tijë kudo nëpër botë!…”

“…Rroftë NATO që bombardoi pushtuesin shekullorë të popullit shqiptar Serbinë!…”

“…Jetë të gjatë e të lumtur, të barabartë e moderne të popullit shqiptar në Maqedoninë në NATO dhe në BE!…”

(pjesë të marrura nga shkrimet e botuara në të përditshmen “Epoka e Re” dhe në portale të ndryshme, për domosdoshmërinë e hyrjës së Maqedonisë në NATO dhe BE)!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS),…