Maqedonia njeh Kosovën si shtet fqinj edhe me Kushtetutë
Është pranuar amendamenti i Aleancës për Shqiptarët (ASh) që edhe Republika e Kosovës të shtohet në Kushtetutë si shtet fqinj i Maqedonisë.
Ky ishte amendamenti i dytë i Selës dhe Rashidit nga ASh-ja ku kërkohej që të shtohen: “Kufiri shtetëror i Republikës së Maqedonisë dhe kufiri i saj i saj i përhershëm me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Bullgarisë, Republikën e Greqisë, Republikën e Serbisë dhe Republikën e Kosovës”, raporton agjencia “INA”.
Në arsyetimin është thënë se diçka e tillë është e pashmangshme për shkak se Republika e Maqedonisë e ka pranuar Republikën e Kosovës.
Nga ASh-ja kanë kërkuar që në pjesën e shtetësisë ku është cekur “maqedonase/qytetar të Republikës së Maqedonisë Veriore”, të fshihet termi “maqedonase” dhe të shkruhet vetëm “shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore”.