Maqedonia përforcohet me një ukrainas para sfidës me Kosovën

14 prill 2020 | 12:35

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll pritet të përforcohet me një mbrojtës ukrainas para ndeshjes me Kosovën.

Sipas “sportmedia.mk”, në shtator futbollisti, Yevhen Novak do të marrë pasaportën e Maqedonisë së Veriut dhe do të fitoj të drejtën që të luajë për këtë përfaqësuese. Ai do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Igor Angelovski për ndeshjen ndaj Kosovës.

Më 1 shtator ai do t’i bëjë pesë vjet qëndrim në Maqedoni të Veriut, që është kushti kryesor. Novak zyrtarisht i është bashkuar Vardarit të Shkupit më 31 gusht të vitit 2015. Ai plotëson edhe kushtin tjetër për të luajtur për Maqedoninë Veriore, nuk ka luajtur për Ukrainën

Novak 31-vjeçar ka një ndeshje me U-21 të Ukrainës. Ai është formuar si lojtar te Dinamo e Kievit. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur për Sevastopolin dhe Volyn Lutsk, ndërsa prej vitit 2015 është te Vardari i Shkupit.

Novak vlerësohet prej mbrojtësve më të mirë të Vardarit dhe forma e tij duket se ka bindur drejtuesit e Maqedonisë së Veriut, për ta bërë pjesë të ekipit përfaqësues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja ka shënuar 567 viktima gjatë 24 orëve të fundit.…