Maqedonia përgatit kërkesën për ekstradimin e Gruevskit
Institucionet e Maqedonisë janë duke e përdatur dokumentacionin e nevojshëm për të kërkuar ekstradimin nga Hungaria të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ku është duke kërkuar azil politik për t’iu shmangur vuajtjes së dënimit prej dy vjetësh burgim, edhe pse në arsyetimin e tij denoncon ‘kërcënime për jetën e tij”.
“Ministria e Drejtësisë po grumbullon dokumentacionin lidhur me këtë rast, do të kompletohet dhe do të përkthehet dhe më pas do t’u dërgohet autoriteteve hungareze. Do të dorëzojmë arsyetimet tona se pse Nikolla Gruevski duhet të ekstradohet. Gjithashtu, në kuadër të Ministrisë së Brendshme po punohet për të hetuar rrethanat se si Gruevski ka arritur të largohet nga vendi dhe nëse në këtë ka të përfshirë edhe ndonjë punonjës policie”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë, Mile Bosnjakovski.
Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij hungarez, Petro Siarto. Dimitrovi siç bëhet e ditur në komunikatë i ka thënë diplomatit hungarez se “bëhet fjalë për person të dënuar, kundër të cilit po zhvillohen edhe procedura tjera gjyqësore për vepra serioze penale”.