Maqedonia synon të tejkalojë krizën e rrymës me thëngjill nga Kosova

10 dhjetor 2021 | 20:41

Thëngjilli nga Kosova po shihet si shpëtim për të tejkaluar krizën me rrymë në Maqedoninë e Veriut. Ky shtet po planifikon të blejë tre milionë tonë qymyr nga Kosova për të furnizuar termocentralet e veta si mungesë e prodhimit të brendshëm dhe ngritjes së çmimeve.

Ministri i Ekonomisë i këtij shteti, Kreshnik Bekteshi, ka njoftuar të premten se zyrtarisht kanë nisur negociatat me Kosovën për import të thëngjillit nga Kosova. Ai ka treguar se është takuar me ministren e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, dhe drejtorin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

“Fillojmë negociatat për mundësinë e importit të thëngjillit nga Republika e Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Bashkë me zv/drejtorin e ESM-së, Imer Zenkun sot zhvilluam takim me Ministren e Ekonomisë të Republikës së Kosovës, Artane Rizvanollin dhe drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqin!. Për ta tejkaluar çdo krizë sigurisht se kërkohet bashkëpunim dhe me ministren Rizvanolli u dakorduam që bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm ta thellojmë edhe më shumë në të ardhmen dhe ta tejkalojmë sa më shpejtë edhe sfidën me krizën  energjetike!. Nga sot ne filluam edhe negociatat për importin e thëngjillit nga Republika e Kosovës, ku paraqitëm edhe një draft verzion të Memorandumit për bashkëpunim!. Shpresoj që pas shqyrtimit të të gjithë kapaciteteve dhe nevojave të të dyja vendeve të arrijmë deri te një marrëveshje konkrete me çka do të ndikojë drejtpërdrejt në tejkalimin e krizës energjetike në të dy vendet!”.

“Për ta tejkaluar çdo krizë sigurisht se kërkohet bashkëpunim dhe me ministren Rizvanolli u dakorduam që bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm ta thellojmë edhe më shumë në të ardhmen dhe ta tejkalojmë sa më shpejtë edhe sfidën me krizën energjetike! Nga sot ne filluam edhe negociatat për importin e thëngjillit nga Republika e Kosovës, ku paraqitëm edhe një draft version të Memorandumit për bashkëpunim! Shpresoj që pas shqyrtimit të të gjithë kapaciteteve dhe nevojave të të dyja vendeve të arrijmë deri te një marrëveshje konkrete me çka do të ndikojë drejtpërdrejt në tejkalimin e krizës energjetike në të dy vendet!”, ka shkruar Bekteshi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komunikata e plotë e KEK-ut. Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, me…