Maqedonia të hënën e fillon vaksinimin masiv të popullatës kundër Covid-19

04 prill 2021 | 11:23

Vaksinimi masiv i popullatës kundër Covid-19 në vend do të fillojë zyrtarisht nesër, e hënë, me “Sputnik V”.

Vaksinimi do të bëhet në pikat në “A1 Arena” (salla “Boris Trajkovski”), ndërsa janë caktuar termine për 3.000 qytetarë.

Në këtë fazë, qytetarët nga infrastruktura kritike do të imunizohen – njerëzit që punojnë, Ministria e Brendshme, URM, gazetarët, shërbimet nga Qyteti i Shkupit dhe të gjithë që kanë kontakte – shoferët e autobusëve, zjarrfikësit, mësuesit e kopshteve, stafi i pikë pagesave …

Sipas planit , vaksinimi me 20.000 vaksina ruse “Sputnik” të dhuruara nga Serbia do të bëhet në 48 pika.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët katolikë për…