Maqedonia tenton t’ia marrë Kosovës talentin Valon Hamdiu
02 qershor 2020
| 15:22
Kosova dhe Maqedonia e Veriut ishte dashur të përballeshin në gjysmëfinalen e National League më 26 mars, por ky takim u pezullua për t’u luajtur disa muaj më vonë.
Kombëtarja maqedonase po tenton të “rrëmbejë” një prej talenteve shqiptar që është pjesë e Kosovës U-21.
Mbrojtësi i talentuar, Valon Hamdiu kërkohet me ngulm nga Maqedonia e sipas “Sport Media”, drejtuesit e Federatës kanë nisur nga puna për të bindur futbollistin e ri që luan te Winterthur në Zvicër. 21-vjeçari më prindër nga Kumanova luan si qendërmbrojtës, ndërsa posedon edhe një pasaportë maqedonase dhe kjo e bën më të lehtë që të luajë për Maqedoninë e Veriut.