Maradona: Shkurtoni pagën time, jo të futbollistëve

11 prill 2020 | 12:32

Diego Armando Maradona, trajneri aktual i Gimnasia La Plata në Argjentinë, reagoi rreth çështjes së shkurtimit të pagave të lojtarëve për të përballuar krizën ekonomike që rrjedh nga urgjenca e Koronavirusit. El Pibe de Oro theksoi se ishte i gatshëm të pranonte të paguhej më pak për të kursyer dhe ndihmuar klubin në këtë kohë krize, por nuk duhet të preken pagat e futbollistëve dhe të punonjësve të ekipit.

“Shumë njerëz kanë nevojë për këtë pagë për të jetuar. Shkurtoni pagën time, jo të futbollistëve”.

Kampioni i botës me Argjentinën në vititn 1986, duke folur për të ardhmen e tij, theksoi edhe një herë dëshirën për të vijuar trajner i kësaj skuadre.

“Shpresoj të qëndroj në Gimnasia, e dua shumë këtë ekip. Kam një marrëdhënie të jashtëzakonshme me njerëzit, me presidentin, me të gjithë. Ideja ime është që të vazhdoj me të gjithë stafin teknik dhe gjithashtu të mbajmë përforcimet që arritën gjatë dritares së fundit të merkatos, ata e bënë ekipin më të fortë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ferat Shala Muajve të fundit, e veçanërisht javëve të…