Maraj jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të KB Sigal Prishtina
14 nëntor 2022
| 15:17
Burim Maraj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të klubit të basketbollit Sigal Prishtina. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Maraj përmes një postimit në “Facebook”.
Maraj ka thënë se për shkak të angazhimeve tjera personale po largohet pas dy viteve nga Sigal Prishtina.
“Pas pothuajse dy viteve në krye të klubit më të mirë në botë, e për afro 3 dekadave si lojtar dhe anëtar i tij, duke tejkaluar shumë sfida dhe përjetuar shumë kënaqësi, për arsye personale që lidhen me angazhimet e mia të reja, sot kërkova nga bordi i klubit të më liroj nga pozita e kryetarit”, ka shkruar Maraj, i cili ka falënderuar klubin për rrugëtimin e përbashkët, derisa ka thënë se ishte privilegj që e drejtoi një skuadër kaq të madhe në vend.