Maratona e Prishtinës, Ante Zhivkoviq del i pari, Erzen Zyberaj i dyti
25 shtator 2022
| 13:28
Ante Zhivkoviq është fituesi i parë i maratonës së Prishtinës. Kroati ka arritur ta përfundojë garën për 2 orë e 40 minuta.
Ndërsa i dyti në këtë maratonë ka dalë Erzen Zyberaj.
Shtatëqind e tetëdhjetë e katër garues janë bërë pjesë e “Prishtina Marathon 2022” organizuar nga Federata e Atletikës së Kosovës dhe Drejtoria e Sportit në Komunën e Prishtinës.
Dyzet e dy kilometra e 195 metra ka qenë i vija e maratonës këtë vit.