
Marc Cucurella zyrtarizohet te Chelsea
Skuadra e Chelseat ka njoftuar edhe zyrtarisht për transferimin e Marc Cucurellas nga Brightoni. 24-vjeçari me klubin nga Londra ka nënshkruar kontratë gjashtë-vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2028.
Cucurella te Chelsea kalon pas një sezoni mbresëlënës te Brightoni, ku regjistroi 38 paraqitje dhe shënoi një gol. “Jam vërtet i lumtur. Është një mundësi e madhe për mua që t’i bashkohem një prej klubeve më të mira në botë dhe do të punoj shumë që të jem i lumtur këtu dhe të ndihmoj skuadrën”, ka deklaruar mbrojtësi i ri i “Bluve”.
Chelsea nuk ka zbuluar çmimin e paguar për shërbimet e ish-mbrojtësit të Barcelonës, por besohet se marrëveshja është mbyllur për 65 milionë euro.
It’s Real. 😎#CucurellaIsChelsea pic.twitter.com/MXnsWMRLQ4
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 5, 2022
A message from Marc! 👋 #CucurellaIsChelsea pic.twitter.com/Gm2l7WF5Q7
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 5, 2022