Marc Marquez triumfon në Austin
23 prill 2018
| 00:06
Pas polemikave në Argjentinë, pas penalitetit në kualifikuese, Marquez ka lënë pas shpine gjithçka e të gjithë duke triumfuar për të shtatin sezon në pistën e Austin të SHBA.
Marc Marquez konfirmohet si “pronari” i Moto Gp në Amerikë duke shënuar triumfin e tij të parë sezonal dhe të shtatin pa ndërprerje në pistën e Austin.
Spanjolli i Hondas nisej i katërti pas penalitetit të vendosur të shtunën, e brenda pak xhirosh arrin që të kryesoj garën duke lënë pas shpine Yamahan e Maverick Vinales dhe Suzuki di Andrea Iannone, transmeton “TCh”.
Valentino Rossi ka mbërritur i katërti në finish, ndërsa i pesti ka mbërritur italiani tjetër, Andrea Dovizioso, që rikthehet në krye të renditjes të Moto GP me 46 pikë.