‘Marca’: Dribluesi më i mirë në Evropë është Zhegrova
Nuk është Mbappe, Vinicius apo Rafael Leao dribleri më i mirë në Evropë, por ky epitet për moshën mbi 23 vjeç i takon Edon Zhegrova, raporton “Marca”.
Të paktën kështu thotë “Indeksi” i përgatitur së bashku nga “Wyscout” dhe “CIES Football Observatory” mes lojtarëve që kanë luajtur të paktën 450 minuta në pesë ligat kryesore.
Anësori i majtë i Lille ka përfunduar me sukses 27 nga 44 driblime që ka tentuar në Ligue 1. Domethënë, ai ka një përqindje suksesi prej 61.36% . Reprezentuesi kosovar shkëlqeu në fitoren e fundjavës së kaluar ndaj Monakos (2-0). Golat e Diakite dhe Ivan Cavaleiro “lindën” nga këpucët e tij.
Top over 23 year-old dribblers as per @CIES_Football index & @Wyscout data, Europe's big-5
🥇 #EdonZhegrova 🇽🇰 (#LOSC)
🥈 #KingsleyComan 🇫🇷 (#Bayern)
🥉 #DodiLukebakio 🇧🇪 (#SevillaFC)
Top 💯 U2⃣3⃣ 🌐 & methodology 👉 https://t.co/a3aDIibnTE pic.twitter.com/I5UWgPjqvr— CIES Football Obs (@CIES_Football) November 2, 2023