‘Marça’: Ronaldo, favorit për ‘Topin e Artë’
18 korrik 2019
| 18:20
Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është konkurrent për ta fituar “Topin e Artë”.
Kështu shkruan “Marca”, në një analizë të gjatë për sezonin e Cristiano Ronaldos te Juventusi dhe te Kombëtarja e Portugalisë.
Në bazë të opinioneve të para të mbledhura, Ronaldo duhet të jetë pranë triumfit personal, pasi vitin e kaluar Luka Modriç ndërpreu dominimin 10-vjeçar të portugezit dhe Lionel Messit. Sipas “Marcas”, 34-vjeçari është një nga favoritët kryesor bashkë me Kylian Mbappe, Sadio Mane e Virgil Van Dijk.