“Marca”: Spanja vet u tërhoq, nuk u sanksionua nga UEFA shkaku i Kosovës

27 shkurt 2019 | 14:14

Federata e Futbollit e Kosovës kishte njoftuar se pas presionit nga kryetari Agim Ademi, UEFA ka vendosur t’ia heq Spanjës pritjen e rrethit elitar të Kampionatit Evropian U-17. Por, kjo po mohet nga Madridi. Spanjollët thonë se vet hoqën dorë nga kjo ngjarje dhe se nuk ishte UEFA ajo që i sanksionoi shkaku i Kosovës.

Para pak ditësh Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) përmes një deklarate tha se UEFA ka vendosur që ndeshjet e rrethit elitë të grupit të 5-të për Kampionatin Evropian U-17 “Irlanda 2019” të parapara të zhvillohen në Spanjë, të luhen në Zvicër. Kjo për shkak se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe po u paraqet problem kosovarëve. “Një vendim të tillë e ka marrë UEFA, në saje të këmbëngulësisë së presidentit Agim Ademi që Kombëtarja jonë të paraqitet me të gjitha simbolet në këto ndeshje, gjë e cila ishte e papranueshme për autoritetet spanjolle”, thuhej në njoftimin e FFK-së.

Por, kjo është mohuar nga spanjollët, raporton “Gazeta Express”. Gazeta e madhe spanjolle, “Marca”, raporton se UEFA nuk ia ka hequr të drejtën e organizimit të kësaj ngjarje Spanjës, por vet shteti spanjoll është tërheq nga e drejta për ta organizuar rrethin elitar të Kampionatit Evropian U-17.

“Pozicionimi i Spanjës për përfaqësuesit e Kosovës në ngjarjet sportive Olimpike ka bërë që Federata e Futbollit të Spanjës (FFS) të tërhiqet nga e drejta për ta organizuar rrethin elitar të Kampionatit Evropian U-17”, raporton “Marca”. “Tani, ndeshja do të zhvillohet të martën, më 28 mars, në Nyon të Zvicrës, në qendrën sportive të cilën UEFA e përdor për gara të ndryshme, ka konfirmuar FFS”, thekson ajo. “Marca” ka dhënë edhe sqarime rreth qëndrimit të Spanjës karshi sportistëve kosovarë.

“Incidenti kontrovers që ndodhi në Botërorin e Karatesë, në nëntor të vitit të kaluar, në Madrid, ku atletët nga Kosova garuan me simbolet e Federatës Ndërkombëtare të Karatesë, pasi që Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës e sqaroi pozicionimin e tij për këtë problem, duke e përmendur marrëveshjen që ishte arritur mes Komitetit Ndërkombëtar Olimpik dhe Komitetit Olimpik Spanjoll, në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.Gjithashtu, Ministria ka thënë se do t’i pajisë me viza atletët kosovarë dhe autoritet sportive që marrin pjesë në garat Olimpike. Vizat ishte planifikuar të jepeshin përmes Ambasadës së Spanjës në Shkup të Maqedonisë”, ka shkruar “Marca”. Në këtë ngjarje parashihej të takoheshin Spanja me Kosovën më 28 mars

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia e Pavarur Liberale Serbe (SLS) i ka dhënë mbështetje…