‘Marca’ zbulon fituesin e ‘Topit të Artë’
“‘Topin e Artë’ këtë sezon e fiton Robert Lewandowski”, nuk ka asnjë dyshim për këtë në Spanjë. “Marca” ka bërë publike klasifikimin e lojtarëve, në një kohë kur votimi është mbyllur javën e shkuar, ku gazetarë, kapitenë dhe trajnerë kanë shprehur preferencën e tyre.
Trofeu më i rëndësishëm individual do të bëhet publik më 29 nëntor, por në Spanjë dhe jo vetëm kanë zbuluar përpara kohë fituesin. Fillimisht në rrjet qarkulloi një foto e rezultateve të votimeve ndërsa më pas edhe “Marca” e konfirmoi.
Lewandowski mposhti në këtë garë Lionel Messin i cili është lojtari i dytë më i votuar. Në vendin e tretë renditet sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema. Zhgënjen Cristiano Ronaldo me yllin portugez i cili renditet vetëm në vendin e nëntë duke u lënë pas nga emra si Erling Haaland, Ngolo Kante, Kylian Mbappe, Jorginho dhe Momo Salah.
Ky çmim është një shpagim për sulmuesin e Bayern Munchen pasi “France Football” vendosi të mos e akordonte një vit më parë ku Leva arriti të fitojë gjithçka me Bayern Munchen. Pavarësisht këtij fakti, polaku nuk e uli asnjë momentin ritmin e tij duke qenë golashënuesi më i mirë në Evropë dhe duke thyer rekorde të pabesueshme.