‘Marca’ zbulon fituesin e ‘Topit të Artë’

24 shtator 2024 | 10:57

Thuajse një muaj na ndan nga shpallja e fituesit të “Topit të Artë 2024” që do të jepet në Paris më 28 tetor, gara vazhdon të jetë e ngushtë mes disa lojtarëve, konkretisht mes Vinicius Jr. dhe Rodrit. Por duket se prestigjiozja spanjolle “Marca” nuk ka dyshime sa i përket lojtarit më të mirë në botë për këtë vit, titull i cili sipas saj do t’i shkojë sulmuesit të “Los Blancos”.

Pasi Luka Modriq dhe Karim Benzemas që thyen dominimin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit si dy lojtarët e vetëm që fituan “Topin e Artë” që nga viti 2008, do të jetë sërish një lojtar i Real Madridit, këtë herë brazilian, ai që do të fitojë më të rëndësishmin individual në futboll.

Sipas “Marca”-s, Vinicius Junior e ka mposhtur konkurrencën e bashkëlojtarëve të Real Madridit, Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Dani Carvajal, mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri si dhe sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Sezonin e kaluar, Vinicius shënoi 24 gola dhe dha 11 asistime në 39 ndeshje për Realin, duke fituar La Ligën, Ligën e Kampionëve, Superkupën Evropiane dhe Superkupën e Spanjës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka vendosur të rikthejë logon e vjetër,…